Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë, ku janë përfshirë një furgon i policisë së burgjeve dhe një kamion.
Furgoni, i cili transportonte punonjës të burgut të Pojskës, ka përplasur kamionin, i cili ka përfunduar në kanal. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë.
Nga incidenti ka mbetur i plagosur shoferi i furgonit, ndërsa pjesa tjetër e personave nuk ka pësuar dëmtime.