Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshën. Një mjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin I.M. Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dy shtetase të cilat ishin pasagjere në automjetet. Ato janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Detaje të mëtejshme rreth gjendjes së tyre shëndetësore nuk janë bërë ende të ditura.
Ndërkohë, policia njofton se drejtuesit e dy mjeteve janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë në Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe është duke punuar për sqarimin e plotë të shkakut dhe të rrethanave që çuan në aksident.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot- Rreshen, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M., ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.