Një aksident rrugor ndodhi pasditen e së martës në segmentin Lezhë–Shëngjin, pranë zonës së njohur si Knalla, ku një motoçikletë humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e goditjes, drejtuesi i motoçikletës pësoi lëndime dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor.
Forcat e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident.