Në mëngjesin e sotëm tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tuneli i Krrabës. Burime nga vendngjarja bënë me dije se nga përplasja automjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën përpara. Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat, një Toyota dhe një Volksëagen me drejtues shtetasi një shtetas turk. Nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa dy gra dhe dy burra janë dërguar në Spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore. Burime spitalore bënë me dije se të katër personat mes të cilëve edhe një shtetas turk gjatë këtij aksidenti kanë pësuar dëmtime të lehta dhe pa pasoja serioze për jetën.
Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...








