Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldren, ku janë përplasur tre automjete, një autobus që transportonte punonjës italianë të kampit të emigrantëve në Gjadër, një kamionçinë dhe një autoveturë.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Përplasja shkaktoi bllokim të trafikut për rreth një orë, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.