Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë te mbikalimi Ishull-Lezhë, humb jetën shoferi

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje pranë mbikalimit Ishull-Lezhë, ku një fugon ka përplasur një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, tek mbikalimi ‘Ishull- Lezhë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. N.,

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit shtetasi P. N., ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.