Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Rreth orës 21:40, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë 29-vjeçari Albjon Kreci. Bëhet me dije se i riu ka humbur gjymtyrët e poshtme, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga burime nga spitali i Sarandës.
Mësohet se i aksidentuari ishte duke vendosur disa sende në bagazhin e makinës, në momentin që mjeti tjetër e ka përplasur me forcë
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer veprimet e mëtejshme për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet në të cilat aksidenti i rënë ka ndodhur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar.
Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.