Një aksident i rëndë ka ndodhur mbëmjen e djeshme, pak para mesnate, në hyrje të tunelit të Murrizit, në drejtim të Tiranë-Klos.
Shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një përplasje.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerë, shtetasit K.Gj., U.M. dhe F.K., janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Universitar të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia ka njoftuar se grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.