Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Bypassin e Fierit.
Një motor është përplasur nga një makinë, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit. Mësohet se viktima është Ded Ndoi, i cili po udhëtonte me motoçikletë, kur është përplasur me një makinë në Bypassin e Fierit.
Policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet.
“Sot rreth orës 15:15, në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi D.N, 65 vjeç, banues në Kryegjatë”, sqaron policia.