Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të shtunë në Durrës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 10:00 paraditen e sotme në Hamallaj të Durrësit. Nga përplasja e fortë, ka ndërruar jetë shtetësja me inicialet E.H., e cila ishte pasagjere në një nga mjetet. “Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar në komisariatin e policisë të dy drejtuesit mjeteve, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Kujtojmë që vetëm pak orë para këtij aksidenti, mbrëmjen e të premtes në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.