Aksident i rëndë në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tiranë, ku raportohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur.
Burimet zyrtare njoftojnë se aksidenti ka ndodhur në Bradashesh dhe në të janë përfshirë 3 automjete të cilët kanë pësuar dëmtime serioze.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve që kanë sjell aksidentin gjithashtu edhe për disiplinimin e qarkullimit i cili është bllokuar për momentin.
(BalkanWeb)