Aksident i rëndë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, humb jetën një person

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Dy persona të cilët po udhëtonin me motor janë përplasur me një makinë.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes apo identiteti i viktimës. Policia është në vendngjarje për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 10:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës, i cili nuk është identifikuar ende.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Shpërndaje
Share.

Komento