Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në aksin Qaf Buall – Krastë ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 minatorë. Mësohet se minatorët ishin nisur për të shkuar në punën, në galerinë e kromit në Martanesh. Pas aksidentit ato janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Burime nga spitali bëjë me dije se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.