Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën drejtuesi i mjetit “BMW”

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku humbi jetën një person dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një “BMW” dhe një “Audi”.

Viktima është drejtuesi i automjetit tip “BMW”, ndërsa shoferi i “Audi”-t ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. C.,është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “BMW”, shtetasi A. C., dhe ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.