Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet, drejtuesi i të cilit u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një të mitur rreth 7 vjeç. Pas përplasjes, shoferi është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit, duke braktisur viktimën.
I mituri u transportua me urgjencë drejt spitalit, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetojë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit fatal.







