Aksident: 3 të rinj ‘shkelën’ karantinën dhe dolën me makinë, por përfundojnë në kanal

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mosrespektimi i masave dhe shkelja e karantinës ka rezultuar e dhimbshme për 3 të rinj nga Roskoveci, pasi teksa udhëtoni me një automjet kanë pësuar një aksident.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur në aksin Suk-Strum dhe mësohet se tre të rinj lëviznin me makinë dhe për shkak të shpejtësisë makina është përplasur me bordurën e rrugës dhe ka përfunduar në kanal shkruan BalkanWeb.

Foto nga vendngjarja

Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë janë të moshave 25 dhe 33 vjeç dhe janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vend për zbardhjen e rrethanave të plotë rrethanave të aksidentit.

 

Shpërndaje
Share.

Komento