Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ajri i pastër e largon COVID-19”, KShH apel qytetarëve: Binduni për ato që na thonë specialistët

18:28 07/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u është drejtuar qytetarëve me një thirrje për të treguar kujdes ndaj COVID-19. Në apelin e KShH theksohet se, pas heqjes së kufizimeve vihet re një indiferentizëm në zbatimin e masave mbrojtëse siç janë përdorimi i maskave dhe ruajtje e distancës.

“Të dhënat e ditëve të fundit tregojnë se një numër jo i vogël i të infektuarve janë të moshave relativisht të reja. Media çdo ditë jep pamje shqetësuese që një numër qytetarësh sillen sikur të mos ketë ndodhur asgjë, madje ka edhe nga ata që shprehen se “ajri i pastër e largon sëmundjen”, se “nuk na gjen gjë”, etj. Në pamjet e transmetuara vërehen persona pa maska në vende ku detyrimisht duhet mbajtur. Gjithashtu jepen pamje të personave që në një tavolinë të vogël janë duke pirë kafe në një distancë tepër të afërt, me centimetra. Në këto raste reagimi qytetar është relativisht i dobët edhe pse dihet se masat mbrojtëse janë parandaluese për të mbrojtur jetën dhe shëndetin tonë dhe për të tjerët”, thuhet në deklaratën për media.

Duke kujtuar humbjen e jetës nga dy mjekë dhe shtimin e të infektuarve gjatë ditëve të fundit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën thirrje për kujdes të veçantë nga gjithsecili dhe respektim të protokolleve të ruajtjes së higjienës, mbrojtjes dhe distancimit fizik.

Deklarata e plotë

Tiranë më 7 Korrik 2020

📍Thirrje e Komitetit Shqiptar të Helsinkit drejtuar qytetarëve shqiptarë

Të dashur qytetarë,

Pas hapjes  dhe rrjedhimisht heqjes së disa kufizimeve të vendosura për parandalimin e virusit Covid-19, shifrat e personave të infektuar nga kjo sëmundje, megjithëse me luhatje, kanë tendencën e rritjes dhe shtrirjes, sidomos në këtë dy javëshin e fundit.

Edhe pse gjendja shqetësuese nuk justifikon panikun, bën të domosdoshme zbatimin rigoroz të masave të parashikuara në protokollet përkatëse të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për të gjithë është e qartë se shëndeti dhe jeta e njeriut janë të shenjta. Është kjo arsyeja që heqja plotësisht ose pjesërisht e kufizimeve nuk duhet të sjellë nënvlerësimin e rrezikut nga qytetarët. Ai është i pranishëm çdo orë dhe çdo ditë, kudo që punojmë dhe jetojmë, në zonat urbane dhe rurale pa dallim. Asnjë qytetar nuk është i imunizuar ndaj Covid 19, ndaj KShH bën thirrje për kujdes të veçantë nga gjithësecili dhe respektim të protokolleve të ruajtjes së higjienës, mbrojtjes dhe distancimit fizik.

Të dhënat e ditëve të fundit tregojnë se një numër jo i vogël i të infektuarve janë të moshave relativisht të reja. Media çdo ditë jep pamje shqetësuese që një numër qytetarësh sillen sikur të mos ketë ndodhur asgjë, madje ka edhe nga ata që shprehen se “ajri i pastër e largon sëmundjen”, se “nuk na gjen gjë”, etj. Në pamjet e transmetuara vërehen persona pa maska në vende ku detyrimisht duhet mbajtur. Gjithashtu jepen pamje të personave që në një tavolinë të vogël janë duke pirë kafe në një distancë tepër të afërt, me centimetra. Në këto raste reagimi qytetar është relativisht i dobët edhe pse dihet se masat mbrojtëse janë parandaluese për të mbrojtur jetën dhe shëndetin tonë dhe për të tjerët.

Personeli shëndetësor punon me kapacitete të plota, me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë qytetare, për të shpëtuar jetë njerëzish duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Në më pak se një muaj, dy mjekë kanë humbur betejën e jetës me Covid 19, çka përbën një humbje të madhe si në aspektin njerëzor dhe të detyrës humane që ata kanë.

Detyra jonë është jo vetëm të vlerësojmë situatën aktuale, por të rrisim vigjilencën dhe të bindemi për ato që na thonë specialistët e fushës së shëndetësisë se kryesore janë zbatimi i masave parandaluese nga çdo individ, nga çdo familje, nga çdo kolektiv, subjekt privat, organizatë apo institucion. Ne kemi detyrimin të ruajmë veten dhe të tjerët.

Me këtë rast KShH shpreh bindjen për një ndërgjegjësim më të madh nga qytetarët. KShH i uron shërim të shpejtë të infektuarve. Shprehim ngushëllimet tona për ata që nuk përballuan dot sëmundjen megjithë përpjekjet dhe përkushtimin e treguar nga personeli shëndetësor.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Policia procedon penalisht 6 tifozë në ndeshjen Tirana-Kukësi, organizuan tubime dhe manifestime

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English