Oficerët e BKH-së zbarkuan këtë të premte në të gjitha ambientet ku jeton dhe në hapësirat e punës të Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Arjola Xoxa.
Në fillim, Ajola Xoxa refuzoi t’u hapte derën oficerëve të BKH-së, por më pas pranoi që ata të kryenin kontrollin në banesën e saj.
Pas këtij aksioni, Arjola Xoxa u pa duke hyrë në godinën e “Sky Tower” në zonën e ish-Bllokut.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Tiranës është arratisur në Gjermani dhe udhëtimin e tij e shet si një vizitë zyrtare për të takuar kryebashkiakun e Hamburgut.