Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ajola Xoxa kërkoi falsifikimin e firmës për të fshehur nënën në kontratë

15:27 11/02/2025
Reading Time: 2 min lexim
SPAK zbardh blerjet luksoze të Ajola Xoxës, ‘Imelda Marcos’ e Tiranës

Ajola Xoxa ka kërkuar nga disa punonjëse të saj që të falsifikonin një firmë për një marrëveshje ndërmjet “Ava Studio” dhe Robert Aliajt, lidhur me organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “48 Orë”.

Sipas informacionit, Xoxa ka udhëzuar që nëna e saj të mos përmendet në kontratë, pasi aplikimi do të bëhej pranë Bashkisë Tiranë.

Pjesë nga Dosja hetimore:

112.4. Interes paraqet edhe komunikimi në faqen 1078, në të cilën ndodhet një mesazh zanor i dërguar nga shtetësja Ajola Xoxa. Nuk kuptohet arsyeja qartë në moment, por kjo shtetase i thotë Adela Kondakçiut se: “nuk mund ta firmosi mami në asnjë rast, duhet ta firmosi ose ti ose Xhoi dhe i bëjmë prokurë. Thjesht vër një emër tjetër”. Është e qartë se shtetësja Ajola Xoxa tregon kujdes kur vjen fjala për nënën e saj dhe, sikurse duket, përfshirjen e saj duke nënshkruar akte në emër të “Ava Studio” shpk, duke e shkarkuar këtë përgjegjësi tek persona të tjerë. Ky kundërshtim i shtetases Ajola Xoxa për të përfshirë nënën e saj në nënshkrimin dokumenteve, shpjegohet pak më poshtë tek komunikimet pjesë e fashikullit penal. Në faqen 1081 del i qartë shkaku i këtij urdhri të shtetases Ajola Xoxa. “Ava Studio” shpk, e cila është krijuar në muajin Tetor të vitit 2021 duket se është bërë menjëherë aktive në tregun e promovimit të artit në Shqipëri. Ndërmjet bashkëbiseduesve shkëmbehet një foto, nga ku rezulton se palët: Robert Aliaj dhe Ava Studio kanë draftuar një akt-marrëveshje për realizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “48 Orë”, Edicioni i 12-të. Nga draft-kontrata konstatohet se subjekti “Ava Studio” shpk ka marrë përsipër të mbështesë këtë aktivitet, duke ofruar shërbimin e katalogut për festivalin. Për këtë, shtetasi Robert Aliaj ka marrë përsipër t’i paguajë subjektit “AVA Studio” një shumë prej 300.000 lekë. Në këtë pikë, shtetësja Ajola Xoxa vendos që emri i nënës së saj të mos shfaqet në kontratën që do të nënshkruhet nga palët, por ajo të përfaqësohet nga njëra prej punonjësve të zyrës “Partners Laë”. Faqe 1081. Në fakt ky vendim i shtetases Ajola Xoxa shpjegohet bindshëm nga Adela Kondakçiu, ndërsa është pyetur nga organi procedues. Deklaruesja ka shpjeguar se qëllimi ka qenë që të shmangej shfaqja e emrit të nënës së Ajolës në praktikat e aplikimeve që bëheshin pranë Bashkisë Tiranë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Arjola Xoxafalsifikim firme

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Sherri për parakalimin, qëllohet me armë ndaj një automjeti

Adoleshentët në Krujë tentuan të vrisnin xhaxhanë, ja si nisi konflikti

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English