Skip to content
Politikë

Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë për kontrollin e biznesit

· 1 min lexim

Ajola Xoxa ka apeluar në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili ka legjitimuar kontrollet në bizneset e saj dhe sekuestrimin e telefonit.

Gjykata e Apelit rrëzoi më parë ankimin e Xoxës kundër vendimit për kontrollin personal.

Po ashtu, Apeli refuzoi edhe ankimin e Arbër Veliajt dhe dy kompanive të tjera kundër vendimit të GJKKO-së për kryerjen e kontrolleve.

Më herët, GJKKO ka refuzuar kërkesën e Xoxës dhe Veliajt për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK gjatë kontrollit në pronat e tyre.