Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Reading Time: 4 min lexim

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit do të fillojë operimin një kompani ajrore e re me emrin “Air Kosova”. Ai u shpreh se është regjistruar një kompani shqiptare e re, që do të ketë bazën e saj në Kukës dhe do të ofrojë fluturime për qytetarët nga Kosova në mënyrë të posaçme.

Në pamje të parë, “Air Kosova” ngjan si një linjë ajrore e re, e krijuar për të forcuar lidhjet Shqipëri-Kosovë dhe për të gjallëruar Aeroportin e Kukësit. Por faktet tregojnë se ajo është thjesht një produkt brenda grupit që operon vetë aeroportin, pa asnjë investitor të ri dhe asnjë lidhje reale me Kosovën.

Por pas skenës patriotike dhe simbolikës së thellë emocionale, fshihet një realitet shumë më i ftohtë. Kompania nuk është as kosovare, as një linjë ajrore në kuptimin ligjor dhe ekonomik të fjalës. Në fakt, ajo është një zgjatim i drejtpërdrejtë i vetë koncesionarit të Aeroportit të Kukësit, një koncesion i dhënë pa garë reale dhe me lidhje me Grupin Kastrati.

Aeroporti i Kukësit, i ndërtuar fillimisht si dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Kosovën pas luftës së vitit 1999, iu rikthye vëmendjes në vitin 2018 kur qeveria shqiptare pranoi një propozim të pakërkuar për koncesion nga një bashkim kompanish të lidhura me Grupin Kastrati dhe partnerë të tjerë teknikë. Qeveria u dha 8% bonus ofertuesit, sipas praktikës së tenderëve të tillë, por kur u hap gara, grupi propozues nuk mori pjesë fare. Në vend të tij garuan vetëm dy kompani: Bami shpk dhe Global Technical Mechanics, të cilat rezultuan fituese për mungesë konkurrence.

“Air Kosova” dhe Aeroporti i Kukësit

Në një fjalim të gjatë, përballë punonjëseve të administratës shtetërore dhe kompanisë ajrore të zotëruar nga Behgjet Pacolli, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen së shpejti të fluturimeve edhe në Aeroportin e Kukësit.

“Tani ju të Kosovës do të prekeni në mënyrë të posaçme. Një kompani e re shqiptare që do të nisë së shpejti për të mos ndaluar më fluturimet në Aeroportin e Kukësit.

“Air Kosova do të jetë kompania tjetër shqiptare” – tha Rama.

Sipas Kryeministrit, po punohet për sigurimin e avionëve dhe përgatitjet e para-operimit, por Ai nuk dha një datë të saktë për nisjen e fluturimeve.

“Këto data kur i them, më sjellin sy të keq”, shtoi Rama duke njoftuar se kjo kompani është regjistruar në janar 2025 dhe do të ketë si bazë operacionale Aeroportin e Kukësit.

“Ka nisur puna prej kohësh dhe në janar është regjistruar zyrtarisht një kompani e re shqiptare. Tani ju të Kosovës do të prekeni në mënyrë të posaçme. Një kompani e re shqiptare që do të nisë së shpejti për të mos ndaluar më fluturimet në Aeroportin e Kukësit. “Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare dhe këto dy avionë do të jenë avionët e krenarisë sonë të përbashkët. Air Albania që do të ketë bazën e vet dhe Air Kosova që do të ketë bazën e vet në Kukës”, tha Rama.

Dokumentet tregojnë se kompania është pjesë e së njëjtës rrjetë interesash që kontrollon Aeroportin e Kukësit, me lidhje të thella me biznesin e fuqishëm të hidrokarbureve në Shqipëri, konkretisht me Grupin Kastrati.

Personazhi kyç që lidhet si me koncesionin, ashtu edhe me Air Kosova, është Ridgers Mema.

Edhe pse në publik paraqitet si sipërmarrës i ri, ai rezulton të ketë pasur më parë aksione në kompani të tjera të lidhura me Grupin Kastrati, përfshirë Al Global Oil, që bleu uzinën e bitumit në Fier, dhe AK Trade International Oil, ku në bord është shfaqur edhe Shefqet Kastrati vetë, së bashku me ish-deputetin Alket Hyseni.

“Air Kosova” është regjistruar në fillim të vitit 2025 me administrator Ridgers Mema, i cili njëkohësisht është edhe drejtues i Aeroportit të Kukësit.

Aksioneri i vetëm është kompania Global Technical Mechanics, e zotëruar nga Mema dhe e njëjta njëjta që fitoi koncesionin e aeroportit. Nuk ka asnjë pronar kosovar, as ndonjë investitor të huaj strategjik. Nuk ka flotë të vetën, nuk ka licenca operimi si kompani ajrore më vete, është thjesht një emër i stampuar mbi një avion.

Administrator i “Air Kosova” është Ridgers Mema, i njëjti person që menaxhon dhe kompaninë koncesionare të aeroportit, “Kukës International Airport”.

Shoqëria është krijuar për zbatimin e kontratës së koncesionit për “Rikonstruksionin, Operimin dhe Transferimin e Aeroportit të Kukësit”, me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si autoritet kontraktues. Objektivi është menaxhimi i aeroportit dhe çdo veprimtari ndihmëse e lidhur me të.

Aeroporti i Kukësit u inaugurua me ceremoni të bujshme në prill 2021, në prag të zgjedhjeve parlamentare, dhe u hap zyrtarisht për fluturime më 9 korrik të po atij viti. Ai u promovua nga kryeministri Edi Rama si një qendër zhvillimi që do të sillte vende pune, turizëm dhe biznes në verilindje të vendit.

Në muajt korrik-shtator 2021, në këtë aeroport operuan dy linja ajrore , “Helvetic Airways” dhe “Air Albania”, me fluturime përkatësisht nga Zyrihu dhe Stambolli.

Megjithatë, pas përfundimit të sezonit turistik, aktiviteti ajror në Kukës ra ndjeshëm. Deri në mesin e shtatorit, mbeti vetëm një fluturim në javë, dhe më 21 tetor 2021 ku u regjistrua fluturimi i fundit.

Në vitin 2018, qeveria shqiptare hapi procedurën për dhënien me koncesion të Aeroportit të Kukësit. Fillimisht, një propozim i pakërkuar nga Grupi Kastrati & TMD Systems u pranua nga Këshilli i Ministrave, të cilëve u dhanë edhe 8% bonus konkurrimi. Megjithatë, në mënyrë të habitshme, ky grup nuk mori pjesë fare në tenderin përfundimtar.

Ofertuesit e vetëm ishin dy kompani pa përvojë në aviacion: Bami shpk, ndërtimi dhe Global Technical Mechanics, kompani e sapokrijuar, pa asnjë aktivitet konkret.

Të dyja kompanitë fituan automatikisht, pa konkurrencë reale.

Lindita Çela/ shteg.org

Të tjera

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr
Aktualitet

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

Një zjarrfikës është kthyer në simbolin e ndërhyrjes dramatike për shpëtimin e një gruaje të bllokuar në pallatin që u...

16:01 15/04/2026
Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër
Aktualitet

Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

Kosova ka bllokuar importimin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, pas konfirmimit të shpërthimit të murtajës së bagëtive të imta...

13:51 15/04/2026
Para
Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

16:01 15/04/2026
Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

13:51 15/04/2026
“E bleva 150 mijë euro”, banori që humbi shtëpinë nga zjarri: Natën e kalova në rrugë, s’kam ku të shkoj”

“E bleva 150 mijë euro”, banori që humbi shtëpinë nga zjarri: Natën e kalova në rrugë, s’kam ku të shkoj”

12:00 15/04/2026
SPAK urdhër arresti për Mir Pepën, qëlloi me armë në koncertin e “Cinco”, i përfshirë edhe në konfliktin me motrat Berisha

SPAK urdhër arresti për Mir Pepën, qëlloi me armë në koncertin e “Cinco”, i përfshirë edhe në konfliktin me motrat Berisha

10:39 15/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.