Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ai që blen vota do të hetohet nga SPAK, ja 5 prokurorët e zgjedhjeve të 25 prillit

11:44 14/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ai që blen vota duke ofruar para apo vende pune në zgjedhjet e ardhshme do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion. Kjo kompetencë iu shtua SPAK-ut në fund të vitit të kaluar në bazë të marrëveshjes politike zgjedhore të 5 qershorit.

Pas marrjes së kompetencave, SPAK ka caktuar 5 prokurorët, të cilët do të merren me çështjen e ndryshimeve në Kodin Penal për krimet zgjedhore.

Sipas një njoftimi, prokurorët do të jenë Klodjan Braho, Sotir Kllapi, Dritan Prençi dhe  Enkeleda Millonai. Mësohet se drejtuesi i këtij sektori do të jetë prokurori Edvin Kondili. SPAK do të hetojë të gjithë ata që do të kërkojnë para apo favore të tjera në këmbim të votës së tyre.

Do të jetë kompetencë e SPAK të hetojë edhe rastet kur administrata publike detyrohet që të marrë pjesë në veprimtari politike, si fushata  zgjedhore. Në këtë rast dënimi është me burg nga 3 muaj deri në një vit.

Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK ishte një kërkesë e PD dhe LSI, që mori dakordësinë e mazhorancës në Këshillin Politik me 5 qershor, tashmë dhe të ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë.

Një tjetër ndryshim që është miratuar ka të bëjë me barrën që i ngarkohet SPAK dhe prokurorit të Përgjithshëm për të informuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ecurinë e hetimeve, por pa cenuar sekretin hetimor.

Ndërkaq i hiqet përgjegjësia penale kujtdo që përfshihet në shitblerje vote, por tregon, pasi konsiderohet si bashkëpunëtor i drejtësisë.

Neni 328

Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve

Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende punë ose për favorizime të tjera në cilido formë më qëllim për të marrë firmën apo paraqitjen e kandidatit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë deri në 2 vite burg. Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve apo favorizimeve të tjera kundër kryerjes së veprime të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 328/.a

Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike

Detyrimi i shtetasve në varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor, i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jo publik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në një vit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: blerje voteSPAKzgjedhjet

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para

Profesorët i ankohen Presidentit Meta: Po ikin fëmijët e elitës dhe studentët më të mirë

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English