Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ahmetaj publikon raportin e studios ligjore amerikane: Dosja e SPAK, kurth politik

12:57 23/11/2023
Reading Time: 3 min lexim

Arben Ahmetaj ka reaguar nga arratia se hetimet e SPAK ndaj tij ka qenë të stisura mirë dhe se i gjihë procesi ligjor ka qenë një proces politik, kundër tij.

Ahmetaj në shkrimin e tij në Facebook thotë se pas persekutimit politik në mediat të financuara nga inceneratorët dhe në institucionet e akuzës, ka kërkuar një opinion të dytë të pavarur  nga një firmë ligjore ndërkombëtare “Nixon Peabody”, me qendër në SHBA.

Kjo firmë ligjore pas disa muajsh punë me bashkëpunëtorë me eksperiencë të fushës (ish-prokurorë federalë, apo ish-investigatorë të institucioneve ligjzbatuese amerikane) kanë prodhuar një raport të gjatë, ku bie në sy një nga konkluzionet se ndaj Ahmetajt po bëhen sulme të orientuara politikisht.

“’Të nderuar qytetarë,

Në vazhdën e persekutimit politik për më shumë se një vit e gjysëm, të vazhduar e orientuar në media (të financuara nga inceneratorët) dhe në institucionet e akuzës, u detyrova të kërkoja një Opinion të dytë të pavarur (Indipendent Second Opinion) nga një firmë ligjore ndërkombëtare me qendër në SHBA.

Firma ligjore “Nixon Peabody” mori në shqyrtim të gjithë raportin e SPAK paraqitur në kërkesën që ky i fundit dorëzoi në Kuvend për heqjen e imunitetit parlamentar. Firma ligjore “Nixon Peabody” pas disa muajsh punë me bashkëpunëtorë me eksperiencë të fushës (ish-prokurorë federalë, apo ish-investigatorë të institucioneve ligjzbatuese amerikane) kanë prodhuar një raport të gjatë prej 420 faqesh duke u bazuar në standardet ndërkombëtare, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Në raport ka dhe një përmbledhje prej 38 faqesh, ku bie në sy një nga konkluzionet e “political motivation or others…”, pra sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj meje, përmbledhje e cila mund të lexohet lehtësisht nga kushdo i interesuar.

 

Këtë raport ia kam dërguar Ministrit të Drejtësisë, Kryetares së Kuvendit, Kryeinspektorit Metani, si dhe disa përfaqësive të huaja të shteteve dhe institucioneve që kanë kontribuar në reformën në drejtësi.

Më poshtë kam atashuar linkun e materialit të plotë, i cili është lehtësisht i aksesueshëm.

Tashmë nuk kam më as habi, e as çuditem nga goditjet e orientuara, të kaluara, të tashme e të ardhme. Nuk kam çudi as nga standardet e aplikuara. Në të ardhmen e afërt do të komunikoj në detaje për akuza / supozime e përtej…’, shkruan Ahmetaj.

 

“Nixon Peabody” thotë se  Ahmetaj nuk ka patur asnjë rol në inceneratorin e Fierit dhe atë të Elbasanit, ndërkohë që konfirmohet sipas amerikanëve, se ish-kryeministri ka bllokuar disa herë zhvillimin e inceneratorit të Tiranës, i cili në fakt rezulton të mos jetë ndërtuar ende pavarësisht se pagesat janë berë për vite me radhë.

Madje, në raport thuhet se duke iu referuar të dhënave të SPAK, se ndryshe nga rasti Ahmetaj, prokurorët kanë mundur të identifikojnë me prova një tjetër ish-zyrtar të lartë si përfitues nga skema e inceneratorëve.

“Për më tepër, hetimi i SPAK-ut ka identifikuar dhe pretenduar se persona të tjerë, përfshirë ish-kreun e Autoritetit Kontraktor përkatës, z. Koka (Lefter Koka sh.r), janë përfshirë në korrupsion në lidhje me skemën e inceneratorëve”, thekson raporti.

Studioja ligjore amerikane shton më pas edhe shkaqet që sipas saj mund të jenë çuar në rrjedhjen me qëllim te informacioneve nga dosja në media, të cilat sipas saj janë thelbësisht politike.

“Rrjedhje të tilla krijojnë supozime të padrejta dhe të pasakta për fajësinë e Ahmetajt përpara se çështja të jetë gjykuar. Kjo i jep edhe më shumë krahë dyshimit se motivimet e SPAK-ut për të vënë në shënjestër Ahmetajn janë të natyrës politike dhe jo në shërbim të drejtësisë. Bazuar në përvojën tonë të gjerë si prokurorë dhe zyrtarë federalë të Shteteve të Bashkuara që kryejnë hetime dhe ndjekje penale të korrupsionit publik, ne konstatojmë se mungon tërësisht veprimtaria hetuese e SPAK ndaj z.Ahmetaj. Për më tepër, ne i gjejmë provat e SPAK-ut tërësisht të pamjaftueshme për të akuzuar (aq më pak të dënuar) z. Ahmetaj për ndonjë shkelje, apo për të vazhduar çdo lloj hetimi apo ndjekjeje ndaj tij”, thuhet në raportin voluminoz të studios ligjore amerikane “Nixon Peabody”.

 

Të lidhura

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë
Aktualitet

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Një vajzë 3-vjeçare ka rrezikuar jetën pasi ka gëlltitur plot 62 rruaza magnetike, duke shkaktuar një situatë urgjente që kërkoi...

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja
Aktualitet

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Hetimet për atentatin e 17 prillit në zonën e Lundrës, ku mbetën të plagosur katër persona, kanë avancuar pas zbulimit...

18:30 16/06/2025
Para
Pjesë e grupit kriminal/ Zbulohet vajza “VIP” që kishte fëmijë me Ergys Dashin

Pjesë e grupit kriminal/ Zbulohet vajza “VIP” që kishte fëmijë me Ergys Dashin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

18:30 16/06/2025
BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

18:20 16/06/2025
Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

18:11 16/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.