Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Adriatik Alimadhi lë Infektivin pas 49 ditësh, tregon me detaje ‘ferrin’ që përjetoi

16:47 14/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Deputeti Adriatik Alimadhi, së bashku me bashkëshorten, u konfirmua si i infektuar me koronavirus më 24 mars, por më datë 27 e bëri publike këtë gjë, kur u ankua për mungesën e interesimit nga ana e mjekëve, por edhe e qeverisë.

Pas disa ditësh, gjendja e deputetit u përkeqësua dhe ai u dërgua për në spitalin Infektiv, ku qëndroi në kujdesin e mjekëve specialist për 49 ditë.

Sot, pas një muaji e gjysmë ai ka fituar betejën me virusin dhe ka lënë spitalin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Alimadhi, i cili shkruan në rrjetet sociale se ka arritur të mposhtë Covid-19 dhe sëmundjen në mushkri, e ka mundur që të lërë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.

Adriatik Alimadhi

Ai ka falenderuar mjekët dhe të gjithë stafin shëndetësor, që i shpëtuan jetën dhe ka treguar të gjithë eksperiencën e tij 49 ditore në luftë me sëmundjen.

Ai shkruan se periudha më e vështirë ishte qëndrimi në reanimacion, ku ka qenë i shtruar për 5 ditë, por arriti të dalë në pavion në gjendje të mire shëndetësore.

Më tej, deputeti shkruan se pas 35 ditësh si i prekur nga koronavirusi u ngrit në këmbë dhe dy ditë më vonë ka larë gojën.

Vetëm pas 45 ditësh ka arritur të ecë dhe të ndihej më mirë, teksa shprehet se kafen e parë e ka pirë pas 50 ditësh.

REAGIMI I PLOTË
Sot po e le spitalin pas 49 ditesh. Dashte Zoti nuk e shoh me kurre. Momentet me te veshtira per mua ishin:Kur u mbylla diten e pare ne dhomen e spitalit. Hyrja ne pavion, infermierja, dy bidona uje gjysem litri. 97 here te perdorura gjithe naten. Aspak gjume. Mbi qindra here i shpuar nga gjilperat, sa nuk mbanin me damaret. Kur u perkeqesova ne spitalin infektiv bllokimin e frymemarrjes. Nuk ngopesha edhe me 2 burime oksigjeni. Perdora oksigjenin e vellait tim Fatosit, pra 30 litra oksigjen. Nderhyrja e doktoresh Neviles me kthehu ne jete. Moment tjeter shume i veshtire kuptohet ishte kalimi per ne reanimacion. Te urgjenca e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ erdhi vet drejtori, z. Perlat Kapisyzi, i cili mu prezantua. 5 pese ditet me te veshtira ne reanimacion ne gjendje jo te mire shendetesore. Dita e 8 lash reanimacionin ne nje gjendje me te mire shendetesore. Pas 35 ditesh u çova ne kemb. Pas 37 ditesh lava gojen. Pas 45 ditesh lava trupin dhe fillova te ecja me ngadale dhe trupi po çlirohej nga dita ne dite. 49 dite po dale nga spitali. Kafen e pare pas 50 ditesh e piva ne zyren e Profesor Perlat Kapisyzi drejtor i spitalit Shefqet Ndroqi, nje Burre Babaxhane. Falenderoj te gjithe stafin e doktoreve, reanimatore, infermiere, sanitare dhe te veçanten shefen e reanimacionit Dr. Alma Cani. Punonte ne grup me staf te konsoliduar por dhe shume njerezor. Nje falenderim dhe mirenjohje per doktoreshe Silvana Bala, per keshillat mjekesore dhe ndjekjen nga afer ndaj meje e cila me priti dhe beri daljen time sot ne spitalin Sanatorium ‘Shefqet Nqroqi’.
Respekt dhe mirenjohje per drejtorin e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ Prof. Dr. Perlat Kapisyzi me gjithe stafin e tij. Te perkushtuar dhe profesionalisht te afte. Çdo dite vizita dhe me kartele ne dore tek pacienti. Kjo e bente me te besueshme marredhenien doktor-pacient. Personalisht mendoj se eshte shume e dobishme ne ecurine e sherimit te nje te semuri, e cila ka ndikuar edhe te une! Mirenjohje per bluzat e bardha. Sinqerisht ju falenderoj nga zemra qe me sherbyet me perkushtim dhe me dhate jeten te jetoj. zoti bene me te miren. Ne vazhdim; Do zbatoj keshillat e mjekeve. Per 45 dite do te vazhdoj terapine ne kushtet e shtepise. Disa foto te cilat tregojne se si e kam perballuar virusin vrases, tashme te quajtur COVID-19.

Etiketa: adriatik alimadhikoronavirusle spitalin

Të lidhura

Kontrolle blic në paraburgimet 313 dhe 302 në Tiranë
Aktualitet

Kontrolle blic në paraburgimet 313 dhe 302 në Tiranë

Policia e Burgjeve ka ndërmarrë një seri kontrollesh të befasishme në disa institucione të vuajtjes së dënimit, përfshirë paraburgimet 313...

19:59 16/07/2025
“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, motra e Renis Dobrës bën postimin prekës
Aktualitet

“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, motra e Renis Dobrës bën postimin prekës

Një javë më parë, një ngjarje e rëndë kriminale tronditi zonën e Matit, ku 23-vjeçari Renis Dobra u vra në...

19:38 16/07/2025
Para

Tragjike në Korçë! Kishte shkuar me shokët, një fëmijë mbytet në liqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kontrolle blic në paraburgimet 313 dhe 302 në Tiranë

Kontrolle blic në paraburgimet 313 dhe 302 në Tiranë

19:59 16/07/2025
“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, motra e Renis Dobrës bën postimin prekës

“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, motra e Renis Dobrës bën postimin prekës

19:38 16/07/2025
Izraeli godet sërish Sirinë, 3 të vrarë e dhjetëra të plagosur

Izraeli godet sërish Sirinë, 3 të vrarë e dhjetëra të plagosur

19:11 16/07/2025
Presidentja Osmani kërcënohet sërish me jetë

Presidentja Osmani kërcënohet sërish me jetë

18:50 16/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.