Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Administrata e Kosovës merr shembullin e Amerikës, mbyll qeverinë deri në votimin e buxhetit

19:29 31/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Kosova ka marrë një vendim drastik për gjendjen e krijuar nëse deri të shtunën nuk votohet buxheti.

Prej ditës së nesërme qeveria mbyllet duke ndjekur shembullin e Amerikës dhe duke pezulluar kështu të gjitha pagesat, përveç borxheve publike.

Pagat e sektorit publik janë shpërndarë që ditën e sotme dhe duke filluar që prej ditës së nesërme çdo cent do të jetë i bllokuar. Nuk ka një afat sesa mund të zgjasë si gjendje, mund të zgjasë vetëm 24 orë, por mund të ndodhë që të kthehet edhe në të përhershme për shkak të gjendjes kaotike të krijuar nga grevat.

Për t’i ikur asaj që quhet “mbyllje e qeverisë”, e cila hyn në fuqi që nga nesër, Qeveria e Kosovës është ngutur që t’i paguajë pagat e punëtorëve me datën 31 janar. Ekspertët financiarë, por edhe përfaqësuesit e opozitës, po e paralajmërojnë qeverinë që tani ajo nuk ka të drejtë të shfrytëzojë mjetet financiare, pa u aprovuar buxheti në lexim të dytë.

Me vendim të Kuvendit, mund të bëhet zgjatja e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për tre muajt e parë të vitit të ri, por në asnjë mënyrë më shumë se kaq.

Ekonomisti Hekuran Murati ka paralajmëruar se nga 1 shkurti Kosova hyn në një fazë që ngjan me “shutdoën” amerikan, ku vendi përjeton mbyllje financiare.

Ai ka thënë për Gazetën Express se nuk mund të shpenzohet asgjë deri në hyrjen në fuqi të buxhetit të ri.

“Prej datës 1 shkurt e tutje, Qeveria nuk guxon me e shpenzu asnjë cent të vetëm – rryma, telefoni, furnizimi me material të zyrës, pagat, pensionet, e shumë shërbime e fatura të tjera nuk do të mund të paguhen”, thotë Murati.

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili udhëheq komisionin parlamentar për të Financave, thotë se në një situatë të tillë të mbylljes financiare, Qeveria e humb kontrollin mbi paranë publike.

“Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë të shpenzojë e alokojë mjete financiare nga buxheti për asnjë aktivitet publik. Në një skenar të tillë, Qeveria e humbë të drejtën e kontrollit mbi kuletën e shtetit”, ka thënë Abdixhiku.

Humbja e kontrollit mbi “kuletën e shtetit”, Abdixhiku thotë se duhet ta çojë në shtëpi Qeverinë, që humb aftësinë e marrjes së vendimeve,.

“Ne aspektin moral e politik, një qeveri që nuk ka kontroll financiar mbi kuletën e vet, nuk ka kontroll as mbi shumicën e as mbi vendimmarrjen në vend. Pra e njëjta s’mund te marre vendime, s’mund te udhëheqë me administrate publike, e s’mund te veprojë si shtet. Prandaj ajo është e detyruar të dorehiqet”, thotë deputeti i LDK’së.

Etiketa: buxhetiKosovambyllet qeveriaprojektligji

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para

Autoriteti i Konkurrencës hetim për Raiffaisen Bank dhe BKT-në, dyshohet për shkelje të ligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.