Administrata Biden në Uashington, Matthew Palmer bën parashikimin për ndryshimet në Ballkan!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor i SHBA, Matthew Palmer, ka deklaruar se edhe pse me ndryshimin e administratës së Shtëpisë së Bardhë, vëmendja e Departamentit Amerikan për rajonin e Ballkanit si dhe për Shqipërinë, do të jetë maksimale.

I ftuar në një emision televiziv, Palmer deklaroi se protestat e dhunshme në Kapitol, nuk e kanë ulur aspak nivelin e demokracisë amerikane, ndërsa shtoi se nuk mund të parashikonte dot të ardhmen se çfarë mund të ndodhë në administratën Biden.

Sipas Palmer, pavarësisht krahëve politikë, qofshin demokratë apo republikanë, qasja amerikane e Shqipërisë ka qenë në përgjithësi e kënaqshme.

“Demokracia amerikane do të jetë në nivele të larta. Besoj se është e rëndësishme që institucionet tona do të jenë vigjilente. Institucionet do e bëjnë mirë punën edhe këtë herë. Nuk dua të parashikoj të ardhmen dhe çfarë do të bëj administrata e Biden. Mund të flas për Ballkanin.

Qasja amerikane ka qënë e qëndrueshme në të gjithë forcat, si republikanët ashtu edhe shqiptarët. Nuk besoj se administrata e Biden të jetë kundër Ballkanin këtë herë. Ne jemi për një klimë më të mirë në Ballkan, për të ardhmen europiane të saj.

Është kërthiza e botës sime. Ballkani do të ketë vëmendjen e qeverisë jo vetëm nga unë, por nga administrata. Kemi bërë shumë punë, por duhet të bëjmë edhe shumë punë për të arritur që ta bëjmë më të mirë.

Ne jemi më të orientuar nga e ardhmja. Amerika është një partner i fuqishëm edhe i qëndrueshëm për të gjithë shtetet ballkanike.

Duhet trajtuar historia. Kam besim se prirjet janë pozitive. Besoj se kemi arritur në kryqëzimin e rëndëisishëm. Kam besim se BE do e nis fazën e bisedimit me Maqedoninë  e Veriut dhe Shqipërisë. I kanë përmbushur kushtet. Nuk e di se pse po mbahet në këto kushte.

Ato që dëshiron SHBA për shtetet e Ballkanit është stabilitetit dhe integritet. Kosova në prag të zgjedhjeve?

Zgjedhjet janë themeli i praktikave demokratike. Në shkurt zgjedhjet do të sjellin një qeveri të re. SHBA do të jetë një partner i mirë për ta, siç kemi qënë gjithmonë.

Shpresoj që të plotësojnë disa kushte për ekonomi të gjallë që të rinjtë të vlerësojnë se e ardhmja e tyre është më e mirë në Kosovë se sa në emigrim”, deklaroi Palmer./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento