Adi Krasta bën deklaratën e fortë: Ministria e Brendshme manipuloi pamjet e prishjes së Teatrit Kombëtar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetari Adi Krasta ka bërë mbrëmjen e sotme një denoncim të fortë në “Ashow”, në emisionin e tij, Krasta, ku ka deklaruar se Ministria e Brendshme i ka manipuluar pamjet e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe se ka zgjedhur të publikojë vetëm ato nga lart.

Më tej, Krasta shprehet se kjo gjë është bërë që në pamje të dukej sikur godina është shembur shumë lehtë.

“Nga burime brenda strukturave të shërbimeve të fshehta është treguar se pamjet televizive të momentit të rënies së fasadës, marrë nga Ministria e Brendshme, janë montuar me kujdes. Janë lënë jashtë, sipas këtyre burimeve, goditjet shkatërruese që i jane bërë bazës së fasadës. Kështu, kur kova e ruspës e preku fasadën ajo u shkrumbua menjëherë si për të provuar tezën se ndërtesa ishte me cilësi të keqe sa edhe e pavlerë. Ministria e Brendshme, me pamjet e ofruara prej saj nga ndërtesa dhe të montuara me kujdes, perveç policimit brutal, siguron dhe përhapjen e narrativës së prishësve. Kështu siç është vepruar do binte çdo ndërtesë e fuqishme në botë,”– denoncoi Krasta.

Mëngjesin e 17 majit me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shemb godina e Teatrit Kombëtar, vendim ky i pasur me dy protesta të njëpashnjëshme, të cilat është përdorur edhe dhuna policore ndaj qytetarëve.

Opozita ka mbështetur protestat dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe.

Pas shembjes, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa kryeministri Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

Sakaq, nuk kanë munguar edhe reagimet nga ndërkombëtarët.

BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës, ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë, edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim.

Deri tani AMT ka organizuar 3 protesta në Tiranë, teksa ka nisur një tur në Shqipëri për firmosjen e peticionit për ndërtimin e Teatrit atje ku ishte dhe si ishte.

Shpërndaje
Share.

Komento