Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Abuzimi 3 mln euro me tenderin e ujësjellësit, SPAK përgjoi bisedat e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin

17:35 18/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Gjykata Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Së bashku me Allën është marrë vendimi dhe për 12 të pandehurit e tjerë që ndodheshin. Nga ata 9 janë lënë në arrest me burg, ndërsa 2 janë lënë në arrest shtëpie. Një nga të pandehurit, Leonard Daçi u paraqit në seancë me vonesë. I shoqëruar nga avokati ai tha se është një nga të pandehurit dhe do dalë për vlerësim mase në një moment tjetër.

Ndërsa Alla, u ankua për procesin e nisur ndaj tij duke u shprehur para togave të zeza se: Në gjykimin tim më mirë të më thonin ‘hap krahun’, se sa të bëhen këto gjyqe politike!

Lefter Alla – Kryetar i Bashkisë Bulqizë 
Enkeleda Lleshi – Zv/kryetare
Erion Isaku – Drejtor i Urbanistikës
Kujtim Zogu – Drejtor i Mbrojtjes Civile
Rubin Kola – Inxhinier urbanistike
Denis Xholi – Ish Drejtor Juridik
 Arsen Gjoka – Drejtor i NJVKSH Bulqizë 

Po ashtu edhe administratorët e firmave fituese të tenderit nga të cilët do të qëndrojnë në burg:

Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla)
Rasim Daçi
Dalo Gazidedja

Në arrest shtëpie:

Ana Nishku (arrest shtëpie)
Kastriot Ibrahimi (arrest shtëpie)

Alla përfundoi në pranga pasi Prokuroria e Posaçme zbuloi kontaktet dhe komunikimet me biznesmenin Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës. Madje, Alla, në shoqëri të Koneshës ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kohës që diskutohej për tenderin, zëvendëskryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, kishte dhënë dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderëve, por në gjykatë sot tha se largimi ng apuna ka ardhur për shkak të fluksit të madh.

“Kam zbatuar ligjin, nuk kam shkelur asnjëherë detyrën. Kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetare dhe punoj në një drejtori në bashki. Nuk e përballoja dot volumin e madh të punës,“- tha Lleshi.

Në përfundim të seancës në GJKKO, Hysni Demiraj, avokati i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla ka folur para mediave duke mbajtur të njëjtin qëndrim se është sulm politik. Sipas Demirajt, është bërë se nuk pranoi të hiqte dorë nga gara në zgjedhjet e 14 majit.

“Është fillimi i procedimit. Prokuroria shqiptare dhe gjykata nuk kanë arrestuar vetëm rojën dhe pastruesen e bashkisë. Ne juristët duhet të jemi më të matur. Ai bëri gabim që i kushtoi shumë shtrenjtë se duhet të ishte më i zgjuar e duhet të kishte pranuar atë moskandidim. Ne do ndjekim rrugën ligjore, do ankohemi në panel. Skandali më i madh kur akuzohet për 2 akuza.

Nëse një zyrtar mund të ketë kryer shkelje të barazisë së tenderave, s’mund të akuzohet për shpërdorim detyre. Të akuzosh për 2 vepra penale më duket e padrejtë vetëm të bësh bujë, megjithatë sistemi është treshkallësh. Fillimi sa ka nisur. Ne s’kemi në dorë asnjë provë. Ne kemi pasur 2 netë në dispozicion. Ky është sistemi. S’jemi për të shajtur sistemin por për të mbrojtur Lefter Allën. Lefter Alla para marrjes së detyrave në bashki ka qenë biznesmen i suksesshëm. Ju garantoj që nuk ka ndërhyrë në një tender me 3 milionë euro. Edhe në Bulqizë ka jetë por ai popull nëse është pa bukë, le të mbesin edhe pa atë kanal, le të mbesin edhe pa ujë. 90% e punimeve janë të kryera. Nuk ka hetuar fare prokuroria se si është problemi në terren. Megjithatë të mos paragjykojmë, vijojmë hetimet,”- tha Demiraj.

Dy ditë më parë, Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës u vu në prangat e Policisë së Shtetit. Alla është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Të lidhura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare
Aktualitet

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Kapiten i rangut të parë (Ret) Artur Meçollari, Ish zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Forcës detare / Rojes Bregdetare...

16:59 10/05/2025
Para
Rusia nis sulme të reja ajrore me dronë në Ukrainë, REL: Po shënjestrohet sërish Kievi dhe Lviv

Rusia nis sulme të reja ajrore me dronë në Ukrainë, REL: Po shënjestrohet sërish Kievi dhe Lviv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.