Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Absurditeti në Serbi: Të vdekurit shqiptarë figurojnë gjallë, identiteti në rrezik

22:50 19/02/2025
Reading Time: 2 min lexim

Situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka arritur përmasa dramatike, duke përfshirë diskriminimin në shumë aspekte të jetës së përditshme.

Prej muajsh, komuniteti shqiptar po proteston për të drejtat themelore që vazhdojnë t’u mohohen, duke kërkuar tekste shkollore në gjuhën shqipe për gjimnazistët, njohjen e diplomave të universiteteve të Kosovës, mundësi të barabarta në punësim dhe ndalimin e pasivizimit të adresave – një praktikë që rrezikon drejtpërdrejt identitetin e tyre.

Veçanërisht shqetësuese është situata në rastet e vdekjeve të qytetarëve. Autoritetet serbe refuzojnë të përditësojnë regjistrat civilë për shqiptarët që ndërrojnë jetë në Kosovë, duke shkaktuar probleme të mëdha juridike për familjarët e tyre.

Zv.kryetari i Komunës së Preshevës, Ragim Mustafa, tregon se personat që kanë vdekur në Kosovë para 17 vitesh figurojnë ende të gjallë në regjistrat serbë. “Nëse vdes në Kosovë bartësi i pronësisë së familjes, dhe në këtë fushë ti do të paraqitësh në gjykatë se ka vdekur dhe të bësh trashëgiminë është e pamundur sepse në gjykatë ata do të thonë jo nuk ka vdekur për ne”, shpjegon ai.

Mustafa i bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës të intensifikojnë mbështetjen për shqiptarët e Luginës, duke kërkuar në veçanti lehtësimin e pajisjes me dokumente shqiptare ose kosovare. Ai paralajmëron se pa një strategji afatgjatë, Lugina e Preshevës rrezikon të përballet me një fat të ngjashëm me atë të Çamërisë.

Nexhmedin Ademi, Kryetar i Bashkësisë Islame në Luginë të Preshevës, thekson se rivalitetet e brendshme politike kanë dobësuar pozicionin negociues të komunitetit përballë Beogradit. Ndërkohë, Visar Memeti, Kryetar i APN-së, sheh faktorin ndërkombëtar si rrugën e vetme për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Arben Ferati, Përfaqësues i Këshillit Nacional për Medvegjë, vë në dukje se ekziston një dallim i madh mes trajtimit të serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi. “Absolutisht janë dy botë të ndryshme, kauza jonë ka mbetur nën hije totalisht, në këtë aspekt ne jemi pakicë jo e dorës së dytë por e dorës së tretë komplet,” thekson ai.

Deputeti Shaip Kamberi kërkon reciprocitet në trajtimin e pakicave, duke theksuar se ashtu siç Kosova u garanton të drejta të plota serbëve, edhe Serbia duhet të sigurojë të njëjtat të drejta për shqiptarët në territorin e saj.

Problematika shtrihet edhe në fusha të tjera: të porsalindurit nuk regjistrohen, shqiptarët përballen me pengesa në punësim në Serbi, ndërsa ata që punojnë në Kosovë rrezikojnë të mbeten pa identitet – të gjitha këto pasojë e politikave diskriminuese serbe që synojnë largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.

Etiketa: Lugina e PreshevesSerbishqiptaret

Të lidhura

Kush nuk mban kaskë të përgatitet për gjobë: Monopatinat, rreziku i rrugëve dhe një thirrje për ligj të ri në Shqipëri
Aktualitet

Kush nuk mban kaskë të përgatitet për gjobë: Monopatinat, rreziku i rrugëve dhe një thirrje për ligj të ri në Shqipëri

Nëse deri dje qarkullimi me monopatinë elektrike në rrugët e Tiranës shihej si një mënyrë e lirë dhe moderne për...

15:17 02/06/2025
Festivali i qilimit në Gjirokastër! Tradita ekspozohet në pazarin e qytetit
Aktualitet

Festivali i qilimit në Gjirokastër! Tradita ekspozohet në pazarin e qytetit

Në Gjirokastër u zhvillua edicioni i katërt i “Qilim Fest”, një ngjarje kulturore që i dha jetë dhe ngjyra pazarit...

13:41 02/06/2025
Para
Horoskopi ditor: 10 Shtator 2024

Horoskopi sot: 20 Shkurt 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kush nuk mban kaskë të përgatitet për gjobë: Monopatinat, rreziku i rrugëve dhe një thirrje për ligj të ri në Shqipëri

Kush nuk mban kaskë të përgatitet për gjobë: Monopatinat, rreziku i rrugëve dhe një thirrje për ligj të ri në Shqipëri

15:17 02/06/2025
Festivali i qilimit në Gjirokastër! Tradita ekspozohet në pazarin e qytetit

Festivali i qilimit në Gjirokastër! Tradita ekspozohet në pazarin e qytetit

13:41 02/06/2025
Operacion special kundër bombarduesve rusë, Kievi zbardh prapaskenat

Operacion special kundër bombarduesve rusë, Kievi zbardh prapaskenat

13:31 02/06/2025
Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier, terreni pengon ndërhyrjen

Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier, terreni pengon ndërhyrjen

13:13 02/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.