Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Absurdi/ Qeveria i plotëson tekat Administratës, të lirë të zgjedhin orarin e punës

12:09 17/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Absurdi në Qeverinë shqiptare nuk ka fund. Qeveritarët kanë harruar se zgjidhen dhe janë zgjedhur nga populli për t’u shërbyer atyre, megjithatë për sa kohë që vartësve dhe Administratës i “plotësohen tekat”, çdo punë është e kryer për ta.

Nga një paradoks në tjetrin. Teksa dje u njoftua se administrata do të punojë me orar të reduktuar për shkak temperaturave përvëluese, vendim i cili u prit me habi nga të gjithë punonjësit e thjeshtë, sot qeveritarët propozuan që administrata të “paraqitet në punë në oraret që atyre u leverdis”.

Vartësit e Bashkisë dhe Qeverisë kanë liri të plotë të zgjedhin kur duan të punojnë, një nismë që sipas ministres Adea Pirdenit, ka për qëllim efikasitet në Administratë dhe një balancim më të mirë të jetës dhe punës.

“Kjo iniciativë vjen si përgjigje për të përmirësuar fleksibilitetin dhe efikasitetin në administratën publike, duke reflektuar nevojat e punonjësve për një orar më të përshtatshëm dhe një balancim më të mirë të jetës dhe punës”, njofton ajo.

 Po me qytetarët ç’do bëhet?

Ky propozim që synon efikasitet në Administratë sipas ministres, në thelb është një “hallakatje” për qytetarët.

Ministrja harroi që punonjësit e Administratës kanë një detyrë dhe duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.

Mungon një vijë logjike në propozimin “shko në punë kur të duash”, për sa kohë që nuk ka një plan konkret, njoftime për fasha oraret e punonjësve.

Pas këtij propozimi fshihet një absurditet. Sikur të mos mjaftonte shërbimi aspak serioz i tyre ndaj qytetarëve tashmë këta të fundit duhet të hallakaten nëpër zyra për shërbimet e tyre në “orare të pacaktuara” dhe të caktuara nga vetë Administrata, siç atyre u leverdis.

Qytetarët gjithmonë kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën sesi Administrata i ka ardhur në “ndihmë” për shërbime të ndryshme. Me propozimin e ri qytetarët do të detyrohen t’i ndjekin “këmba-këmbës”, pasi zyrat do të jenë bosh dhe s’dihet se kur Administrata fillon orarin e punës.

Propozimi “shko në punë kur të duash” mesa duket qenka joshja e radhës nga Qeveria për Administratën e paaftë dhe të korruptuar, ndoshta për një “votë” apo shërbim më shumë ndaj partisë.

Edhe shifrat e INSTAT vërtetojnë se shqiptarët të dytët në Evropë me orët më të gjata të punës, ndërsa Administrata “e krekosur” punon 3.7 orë më pak në javë se të tjerët.

Administrata që joshet me “qoka” për 1 like 1 Koment në postimet e “thurrura” me propagandë nga Qeveria.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: administrata

Të tjera

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër
Aktualitet

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për vite me radhë, dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri kanë prodhuar emra trafikantësh, zyrtarësh, ndërmjetësish dhe politikanësh. Por...

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome
Aktualitet

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e sekuestruar tashmë nga SPAK, është kthyer në një...

12:37 18/06/2026
Para
Vrau kamerierin në Elbasan, Prokuroria kërkon 20 vite burg për Erjon Llapushin

Vrau kamerierin në Elbasan, Prokuroria kërkon 20 vite burg për Erjon Llapushin

Lajmet e fundit

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English