Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A vlen më shumë jeta e një polici se e një qytetari? Thirrjet e gabuara të zyrtarëve që po nxisin përçarje

13:44 29/09/2021
Reading Time: 4 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Ishull Lezhë, ku nënkomisari Saimir Hoxha, 44-vjeç u qëllua për vdekje nga 22-vjeçari, Aldi Rama. Nënkomisari së bashku me disa kolegë të tij kishin asgjësuar parcela me kanabis në këtë zonë dhe në momentin që po ktheheshin vunë re një makinë të dyshimtë të cilës i kërkuan që të ndalonte për kontroll. I vetmi që rezistoi dhe nuk pranoi të kontrollohej nga policia ishte Aldi Rama, i cili në momentin që i është afruar Hoxha ka thënë fjalët “Nuk jam për t’u kontrolluar” dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tij. Nënkomisari nderroi jetë rrugës për në spital. Ndërkohë Aldi Rama tentoi të vetëvritej me armë zjarri dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm tek spitali i Traumës, sipas deklaratës së policisë së shtetit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur mjaft diskutime. Shumë zyrtarë të lartë, analist dhe opinionistë e kanë komentuar në mënyra të ndryshme ngjarjen. Së fundmi ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ditën e sotme në një intervistë për “Report TV”, ka kërkuar që shoqëria të ngrihet në protestë  për vrasjen e nënkomisarit, Saimir Hoxha në Lezhë. Madje Lleshaj ka krahasuar vrasjen e Klodian Rashës me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Ishull Lezhë. Ish ministri i Brendshëm ka thënë se vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha është më e rëndë se sa ajo e qytetarit të thjeshtë, Klodian Rasha i cili u vra pabesisht nga ai që duhet t’i mbrojë jetën. Këtë deklaratë Lleshaj e ka dhënë ditën e sotme, 10 muaj pas ekzekutimit të të riut Klodian Rasha, nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Kujtojmë se kjo ngjarje solli reagim të madh publik që u shoqërua me ditë protestash dhe më pas solli largimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

 “Ka dy nivele përgjegjësisë, ligjore që u takon organeve përkatëse dhe përgjegjësi morale, kjo është çështje e brendshme që ndjen një lloj përgjegjësie, nuk drejtoj gisht ndaj askujt. Është një ndër ngjarjet më të rënda, pavarësisht ngjarje që ju i referoheni është shumë e rëndë (vrasja e Klodian Rashës), të cilën drejtësia pjesërisht e ka trajtuar, ende jo plotësisht, por sa i përket goditjes së një efektivi të policisë, vrasjes së tij, kjo është një ngjarje e rëndë, edhe në Kodin Penal trajtohet si një ngjarje e veçantë dhe si e veçantë.

Kërkohet një reflektim i veçantë, nuk mund shkoj dëm gjaku i efektivit të policisë, gjaku i një djali të ri, një babai, një prindi, një anëtari të shoqërisë sonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një situatë që është në radarin e institucioneve, dhe që flasim për një rajon urban, dhe një rajon që nuk është tokë e panjohur, e pa administruar, apo e askujt, me saktë informacion ajo sipërfaqe është në përgjegjësinë e disa autoriteteve, ka shumë autoriteteve, vendore, qendrore, më duhet është zonë e mbrojtur. Kjo është një ngjarje që të lëvizë dhe të shtyjë për reflektim, nëse atëherë shoqëria reagoi fort, në mënyrë jo proporcionale, edhe kur vritet një punonjës policie shoqëria duhet të reagojë fort, në respekt të atyre që janë në radhët e Policisë, kanë nevojë që të shohin që policia është me ta. Se nga të gjitha trupat e efektivëve, ne kemi humbje vetëm nga punonjës të Policisë”, tha Lleshaj.

Me anë të kësaj deklarate ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në mënyrë thuajse të drejtpërdrejtë shprehet se jeta e një qytetari dhe jeta e një polici nuk janë të barabarta, sipas tij jeta e një polici është më e vlefshme. Por kujtojmë se një polic ka disa mjete mbrojtëse dhe i ka marrë parasysh të gjitha rreziqet në momentin që ai del në krye të detyrës. Atij i janë treguar rreziqet që e presin dhe është i përgatitur për të, ai ka me vete një armë shërbimi dhe mjete të tjera të cilat e mbrojnë. Detyra e policit është të ruajë rendin dhe sigurinë dhe mbi të gjitha paguhet nga taksat e qytetarëve, për të mbrojtur jetën e tyre. Ky fakt nuk aprovon të kundërtën absolutisht dhe nuk i jep të drejtë qytetarit që të qëlloj mbi policinë.

Nga ana tjetër një qytetar i thjeshtë si rasti konkret i Klodian Rashës i cili u vra nga një polic vetëm se theu orën policore dhe mbi të gjitha pas shpine dhe i paarmatosur është një problem madhor, sepse qytetari nuk ka armë dhe nuk është i përgatitur për rrezikun që i kanoset nga dikush i cili supozohet ta mbrojë.

Një tjetër problem madhor është krijuar në opinionin publik nga zyrtarët dhe pushtetarët të cilët bëjnë diferenca mbi jetën e qytetarëve dhe qytetarëve të tjerë të veshur me pushtet, policët. Kjo ka sjellë një përçarje ku qytetarët protestojnë për qytetarët dhe policët për policët.

Etiketa: gabuarThirrjazyrtareve

Të lidhura

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të zonës historike të Vlorës, duke shkaktuar panik mes...

18:02 06/06/2025
Para
“Nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë”, Basha flet pas homazheve për nënkomisarin Saimir Hoxha

“Nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë”, Basha flet pas homazheve për nënkomisarin Saimir Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.