Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A po qarkullon varianti “Delta” në Shqipëri? Drejtoresha e ISHP-së flet për situatën e pandemisë

12:29 22/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të personave të cilët janë të infektuar me COVID-19, e cila sipas Albana Fico ka lidhje me lehtësimin e kufizimeve për shkak të sezonit  turistik. Kështu e shpjegon situatën e koronavirusit në vend drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. “Janë dy elementë të tjerë. Nuk duhet të harrojmë që në verë ka një hapje me lehtësim të masave me ose pa variante është diçka që do të sjellë rritje.”

Në një intervistë për ABCnews, Fico lidhur me shqetësimin nëse po qarkullon apo jo në vendin tonë varianti “Delta” i COVID-19, ka thënë se për simptomat e pazakonta që janë shfaqur në vendin tonë, ende nuk kanë marrë një përgjigje nga Gjermania.

“Prej 17 javësh situata ka pasur një trend të qëndrueshëm. Sot në spital kemi 5 të shtruar dhe s’kemi fatalitete. Duhet të japim gjithmonë pak kohë një fenomeni që ndryshon a është një qëndrueshmëri që na bën të mendojmë se kemi kthesë në këtë proces.”, është shprehur Albana Fico.

Gjithashtu Fico ka theksuar se pandemia nuk ka mbaruar dhe të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm, ndërsa qytetarët mos ti neglizhojnë masat sepse neglizhenca ka sjellë një rritje të rasteve.

“Këto infeksione janë në numra të vegjël, por për të thënë që pandemia ka mbaruar nuk është e arsyeshme dhe është e parakohshme. Lehtësimi i masave, një harrim nga ana e qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, grumbullimet, tendenca në vendet e pushimit që grumbullohen. Të gjitha këto janë gjëra që kanë sjellë rritje të rasteve.

Ky është një moment kyç që duhet të jemi të vëmendshëm. Ndërkohë që po vazhdojmë me vaksinimet, sot jemi diku 500 mijë të vaksinuar me të dy dozat. Kjo nuk është e mjaftueshme që të na bëjë të jemi të qetë. Duhet të jemi alert në raport me masat e marra. Të gjithë e duam fundin e kësaj epopeje.”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur se a ka hyrë në vendin tonë varianti “Delta”, drejtoresha e Institutit Publik tha se ka pasur sinjale të pazakonta, por ka theksuar se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga monstrat që kanë çuar në Gjermani. Gjithashtu Fiço ka thënë që shifrat e infektimeve në vendin tonë, nuk janë në atë nivel që mund të ketë përhapja e variantit “Delta”, sipas saj. Gjithashtu ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

 

“Varianti Delta ka prekur 104 vende të botës. Në laboratorin e ISHP kemi pasur sinjale të pazakonta të mostrave. Në fillimin e pandemisë kishin virusin që erdhi nga Kina. Më pas u përballën me sinjale të pazakonta. Edhe sot kemi sinjale. Ne kemi izoluar këto mostra dhe i kemi dërguar në Gjermani. Presim edhe përgjigjen. Do të ishte e pamatur nga ana ime që të thoja se e kemi. Shifrat për të cilat flasim nuk janë të atij niveli. Varianti Delta është i studiuar mirë. Jemi përpara një varianti që qarkullon bollshëm në botë. Kjo lloj gjëje është e rëndësishme të kuptojmë që ky variant ka transmetueshmëri më të lartë. Kur lehtësohen masat ka histori shpërthimi. Nuk është vetëm Delta që qarkullon. Ne duhet të vaksinohemi.”, tha Albana Fico.

Etiketa: drejtoreshaeditor-choicefeatured-newsfletishppandeminesituaten

Të lidhura

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë
Aktualitet

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Me rritjen e temperaturave dhe afrimin e fundjavës, shumë qytetarë kanë nisur udhëtimin drejt bregdetit shqiptar. Kjo ka sjellë trafik...

10:19 06/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si pjesë e operacionit kombëtar...

09:58 06/06/2025
Para
“Gati për Shqipërinë”, Muzhaqi: Nuk nevojitet partia apo arkat e peshkut që të punësoheni

"Gati për Shqipërinë", Muzhaqi: Nuk nevojitet partia apo arkat e peshkut që të punësoheni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

10:19 06/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

09:58 06/06/2025
Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

09:46 06/06/2025
Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen banorët

I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

09:23 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.