A keni prekur fondet e rindërtimit? Rama-gazetares: Kurseje këtë pyetje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur në një videokonferencë të gjithë gazetarët e politikës në Shqipëri.

Kryeministrit i janë drejtuar pyetje nga gazetarët, disa prej tyre të cilave vetë Rama u është shmangur ose u është përgjigjur me ironi.

Gjatë gjithë periudhës së koronavirusit, kryeministri është shprehur në mediat vizive dhe në deklaratat e tij në rrjetet sociale se fondet e rindërtimit nuk janë prekur, pavarësisht situatës së vështirë që na është dashur të kalojmë.

I pyetur “live” nga gazetarja e “DW”, se çfarë ka ndodhur me këto fonde, Rama i është përgjigjur se mund ta kishte kursyer këtë pyetje e të mos e kishte harxhuar fishekun e saj kot.

Sipas kryeministrit, vijon puna me donatorët dhe KE për rindërtimin.

I pyetur nga gazetarja e “DW” se ç’po ndodh me këto fonde, kryeministri tha me ironi se mund ta kishte kursyer këtë pyetje, pasi vijon puna me donatorët dhe KE për rindërtimin.

Sipas kreut të qeverisë, këtë javë finalizohet gara për për shtëpitë individuale dhe do të fillojë puna, ndërsa shtoi se është prezantuar plani i rindërtimit edhe për lagjet.

Madje Rama e ka cilësuar gazetarën të pavëmendshme ose ndryshe nuk do e kishte bërë këtë pyetje.

Sipas tij, ai e ka thënë qartësisht edhe në konferencën me ambasadorin e BE se nuk ka asnjë lloj ngecjeje, asnjë lloj situate të veçantë të lidhur me fondin e rindërtimit.

E vetmja vonesë sipas tij, ka ardhur për shkak të pandemisë. Kjo jo për faj të tyre, por thjesht për ndërveprimet e nevojshme me të tjerët.

Këtë javë finalizohet gara për shtëpitë individuale dh besoj fillon puna, është shprehur kryeministri Rama.

“Për shkollat gara është në stad të avancuar, ka mbaruar faza e parë dhe fillojnë përzgjedhjet e fazës së dytë.

Kemi prezantuar planet e rindërtimit edhe për lagjet, kemi një sërë planesh të miratuara zhvillimore, të cilat po punohen për fazën e detajimeve të domosdoshme për të kaluar në fazën e zbatimit.

Nuk ka asnjë problem me fondet, nuk kemi prekur asnjë qindarkë të dedikuar për rindërtimin”, e ka mbyllur kështu përgjigjen e tij Rama ndaj pyetjes së gazetares.

Shpërndaje
Share.

Komento