Ish numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka folur “pa dorashka” në emisionin Open të Eni Vasilit.
Kryetraja e Lëvizjes për Ndryshim, Topalli, tregoi për kohën kur PD udhëhiqej nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ajo tha se nuk distancohej nga PD për të gjitha arritjet që vendi ka pasur gjatë kohës që ishin në qeveri, megjithatë tregoi edhe gabimet e Sali Berishës.
“Në shëndetësi, qeveria ishte e detyruar për t’ia dhënë aleatëve, dhe të mbajnë përgjegjësinë për atë që bënë. Ne i jepnim një shumë të madhe buxheti, por është tjetër gjë sa punë bënë atë.
Ka pasur korrupsion më shumë në mandatin e dytë të qeverisjes. Nuk jam dakord as me mënyrën si jemi marrë me pronat, por jam shumë krenare që u futëm në NATO. Jam shumë krenare për shumë reforma të tjera që u morrën në të mirë të interesit publik,” tha Topalli për Open
Kujtojmë se Jozefina Topalli është ndër figurat më të vjetra të Partisë Demokratike në vend.
Pas largimit nga PD, Topalli është dalluar për kritikat e ashpra jo vetëm ndaj partive kundërshtare, por edhe vetë PD-s.
Në zgjedhjet e 25 Prillit, Jozefina Topalli do jetë pjesëmarrëse me partinë e saj të re “Lëvizja për Ndryshim”.