Shkëlqim Cani ka dhënë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve, ku ka shpjeguar arsyet se pse kur ka qenë në qeveria ka refuzuar projektin e inceneratorit të Elbasanit.
Cani tha se kompania në fjalë kishte pamundësi financiare për realizimin e projektit. Ndërkohë që i pyetur në lidhje me një ndërhyrje të mundshme nga kryeministri Edi Rama, Cani mohoi të kishte një komunikim direkt për këtë çështje.
Pjesë nga diskutimi në Komision:
Shkëlqim Cani: Së pari mirëdita dhe punë të mbarë, besoj se të gjitha palët kanë një qëllim për të nxjerrë të vërtetën në bazë të dijes së asaj kohe, ato materiale që keni nxjerrë më vlejtën dhe e kam të qartë se si është procedura. Shkurt është që po, e kujtoj.
Jorida Tabaku: Zoti Koka ju kërkon përballueshmërinë, qëndrueshmërinë e koncensionit. Ju me korrektesë i jeni përgjigjur se ky projekt nuk ka asnjë informacion për ta vlerësuar. Në parim përgjigja juaj nuk ka ndryshuar, i keni qendruar kërkesës së ligjit dhe VKM-SË.
Shkëlqim Cani: Kemi një korrespodencë që bazohet në ligjin përkatës, në VKM e 2013 e cila kërkon një sërë dokumentesh që duhen plotësuar që Ministria e Financave të bëjë vlerësimin. Ne e kemi refuzuar në mbështetje të akteve ligjore, ndërkohë që ka ardhur dhe një projektvendim, për zbatimin e një procedure të veçantë për djegësin e mbetjeve. Ka marrë përgjigje nga ne që nuk përputhet me ligjin, natyrshëm kemi thënë që duhej gjetur një mënyrë tjetër për të bërë veprimet përkatëse.
Kërkojmë dhe të dhëna për firmën, që më së shumti e shohim në aspektin e kapaciteteve financiare në lidhje me investimin. Mua më interesonte që e kishte apo jo kapacitetin financiar kompania, unë jam i detyruar që të shoh respektimin e ligjit. Që të jemi korrekt, jo të gjitha firmat i kanë paratë vete, por ne duhet të analizojmë nëse janë në gjendje ta kryejnë apo jo aktivitetin.
Tabaku: Pa dhënë miratimin nga Ministria e Financave , buxheti ndryshon, keni dijeni për këtë vendim? Ku u shtua zëri i inceneratorit të Elbasanit?
Cani: Unë nuk do të hyj në teori, Buxheti i Shtetit është ndërruar 3-4 herë në vit, është pjesë e rutinës, një gjë kam merak nga kjo që thoni ju, mos është fjala për buxhetin afatmesëm, aty doemos, o do të përfshihej ose nuk do të përfshihej.
Ne kemi 3 arsye për refuzimin e projektit, e para është aspekti ekonomik, dhe e dyta është procedura ligjore që është ndjekur për dokumentacionin. Kishim të bënim me një emergjencë, ndoshta kjo ka sjellë që gjërat të përshpejtohen. Kjo është një pjesë ku unë nuk mund të flas dot për atë kohë, janë dijeni që janë marrë tani. Ministria thjesht ka marrë projektvendimin, arsyeja e tretë ishte kapaciteti i firmës.
…..
Cani: Nuk do kishim ndonjë motiv për debat, kur je ministër vetëm kërkon dhe thuajse njerëzit mendojnë se asnjëherë nuk kënaqesh me to, unë gjej momentin të falenderoj stafin e asokohe. Nuk më kujtohet të kem patur debate.
Tabaku: Në 17 dhjetor 2016, ka kaluar një VKM në Këshillin e Ministrave për këtë kontratë koncensionare, janë 2 vendime. Kisha kërkuar procesverbalet, a ju kujtohet a ka pasur shqetësim kur është diskutuar kjo kontratë?
Cani: Jo, përgjithësisht ne i kishim dhënë mendimet dhe kishim qëndrime me shkresë para mbledhjes.
Tabaku: Lefter Koka ju nisi një shkresë të njëjtë me atë të viteve më parë, lidhur me inceneratorin e Fierit ashtu si për atë të Elbasanit, ju kujtohet kjo situatë?
Cani: Nuk ka asgjë të veçantë, ishin dokumente të paplotësuara. Veç përgjigjies negative, ne morëm sinjalin për fillim pune, por ne nuk e shqyrtojmë, duket qartë që puna fillon kur dokumentet të jenë të plota.
Tabaku: Letra tjetër kur u larguat, nuk pati përgjigjie. Ju kujtohet specifikisht ky moment lidhur me inceneratorin e Fierit.
Cani: Jo tamam, por do më falni se tani ndoshta dhe e tejkaloj, nuk është trimëri e madhe që të kthesh përgjigjie. Kemi bërë një rutinë burokratike të punës.
Tabaku: Stafi juaj ka pasur qëndrueshmëri. A keni diskutuar me ministrin Ahmetaj për inceneratorët?
Cani: Nuk kujtoj ndonjë bisedë, përgjithësisht nuk e besoj, kishim hesapet tona.