Mjeku infeksionist, Gent Stroni këtë të hënë ka qenë i ftuar në ABC ku ka dhënë detaje në lidhje me përhapjen e variantit Delta të Covid 19. Stroni është shprehur se është e pamundur që mes nesh të mos kemi raste të variantit Delta, duke qenë se vendet fqinje i kanë konfirmuar.
“Me rastet që kemi unë them se duhet që të ketë ardhur, por duke qenë se rastet janë të pakta ne nuk kemi mundësi praktike për të bërë bërjen laboratorike të variantit Delta. Ne duhet të jemi fatlum që deri më tani nuk kemi raste të konfirmuar, për aq kohë sa në Maqedoni ekziston dhe në vendet e tjera përreth, ne në këto kohë jemi një vend që po shijojmë turistët. Turist nga Polonia, Rusia që janë dhe vende me një përhapje të variantit Delta, po vijnë shumëdhe që varianti delta mund të sillet bashkë me to.
Ne praktikisht me këtë shifër popullate që kemi kemi arritur në një krijim imuniteti për tufën, duke lehtësuar më shumë një situatë të tillë. Nëse do të ketë rritje numrash ngelet për tu parë. kam pas pacientë që kanë simptoma dhe që kanë rezultuar me Covid. Për fatin tonë të mirë mendoj se kemi realizuar imunitetin e fushës, në këtë këndvështrim mendoj se e kemi më të lehtë.
Ato që kanë kohë që e kanë kaluar Covid dhe kanë rënie antitrupash është e rëndësishme që të bëjnë analizat dhe të bëjnë vaksinimin. Vaksina është mënyra e vetme luftuese për këtë virus, ditë për ditë shpesh OBSH na hedh poshtë terapitë e përdorura”, ka thënë ai.