Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A është kthyer Shqipëria në “Republikën e Pleqve”?/ Sula komenton paketën e qeverisë për të mbrojtur pensionistët

10:17 22/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula këtë të mërkurë është shprehur se  qeveria në këtë kohë krize ekonomike që po kalon vendi nuk po ndihmonaspak shtresat në nevojë dhe pensionistët. Sula thekson se ndonëse vendi po shpopullohet nga të rinjtë dhe kanë mbetur vetëm  mosha e tretë, sipas tij qeveria tallet dhe i nëpërkëmb këto shtresa. Duke komentuar paketën e ndihmës që qeveria dha, ai shprehet sepërmes makinerisë së propagandës Rama solli në Parlament një paketë që nuk ishte gjë tjetër veç se një rishikim buxheti që tallej me pensionistët.

Sipas tij, qeveria e ka humbur kontaktin me realitetin.

POSTIMI I PLOTË

🔴Qeveria braktis pensionistët dhe familjet në nevojë përball krizës së çmimeve.

📍Qeveria e Kryeministrit Rama është qeveria më e papërgjegjshme në rajon e më gjerë. Ka që prej muajit qershor që nuk jep asnjë qindarkë për pensionistët dhe familjet në nevojë. Në këtë rast kuptohet edhe më qartë se përse kjo mazhorancë zbaton planin e saj (për ta kthyer Shqipërinë në Republikën e Pleqve) sepse nuk mund të reagojnë edhe kur kryeministri tallet e i nëpërkëmb këto kategori.

📍Gjatë gjithë kohës së verës dhe në nisje të këtij sesioni Parlamentar kam kërkuar që qeveria të marr masa konkrete për të ndihmuar pensionistët dhe shtresat në nevojë si kategoritë më vulnerabël përball krizës së çmimeve. Në parlament treguam ndryshimin drastik, real të çmimeve të ushqimeve bazë. Rritja ishte mesatarisht 76%.

📍Por kjo qeveri as nuk e “vendosi ujin në zjarr” thotë populli. Përmes makinerisë së propagandës qeveritare Edi Rama solli në Parlament një paketë e cila nuk ishte gjë tjetër veç se një rishikim buxheti që tallej me pensionistët.

🔴🔴330 lek të vjetër në ditë për pensionistët.

330 lekë edhe më pak për familjet në nevojë.

Tallje, tallje dhe nëpërkëmbje.

📍Këtë e ka konfirmuar edhe Zëvëndësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Bo Li pas vizitës së tij në Shqipëri. Pasi u njoh me situatën i ka kërkuar qeverisë që të mbështes kategoritë në nevojë: Pensionistët dhe familjet në nevojë.

🔴”Në diskutimet e mia me autoritetet, theksova sfidat me të cilat përballet Shqipëria që vijnë nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, shtrëngimi i kushteve financiare dhe dobësimi i mjedisit të jashtëm. Ekziston nevoja për të mbrojtur të pambrojturit nga rritja e kostove të jetesës nëpërmjet mbështetjes fiskale të përkohshme dhe të shënjestruar mirë”, shprehet konkretisht Zëvendësdrejtori i FMN.

📍Shpresoj që hallet e pensionistëve, thirrjet tona si opozitë dhe apeli i Zëvendësdrejtorit të FMN të mos bien në vesh të shurdhët të kësaj qeverie që ka humbur kontaktin me realitetin.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Seanca e sotme plenare në Kuvend, ja çështjet që përbëjnë rendin e ditës

Seanca e sotme plenare në Kuvend, ja çështjet që përbëjnë rendin e ditës

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English