fbpx

A do të ndryshojnë masat kufizuese? Rakacolli tregon nga se varet vendimi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë dhe për masat kufizuese. E ftuar në News 24 ajo ka thënë se ndryshimi i masave të reja do të varet nga numri i rasteve dhe vdekjeve. Rakacolli ka thënë se janë ekspertët e epidemiologjisë ata që e marrin vendimin pas një krijimi të idesë për shpërndarjen e virusit. Ajo ka thënë se rastet ditore janë ulur, duke e çuar nën 1 mijë mesataren javore.

“Masat merren në bazë të numrave të rasteve dhe vdekjeve. Masat merren në përputhje me shkencën epideologjike. Shumë dalin në TV dhe shprehen sikur të jenë ekspertë të epidemiologjisë, janë ekspertë epidemiologë që e bëjnë. Numër tjetër është edhe mesatarja e rasteve javore, numri i të shtruarve, edhe hetimi epidemiologjik. Pas çdo rasti që del pozitiv, bëhet hetim epidemiologjik dhe nxjerr arsyen se përse ky individ është infektuar. Kështu, krijon idenë e shpërndarjes. Ndërthurja e faktorëve në fund jep një përfundim. Ekspertët epidemiologjik janë ata që vendosin. Janë ulur rastet ditore, kanë shkuar nën 1000 rastet mesatare javore”, tha Rakacolli

Në vendin tonë janë ende në fuqi masat kufizuese që Komiteti Teknik ka marrë. Vendi është i mbyllur nga ora 20:00 deri në orën 6:00, mësimi po bëhet i alternuar (online dhe në klasa) dhe janë ndaluar fluturimet me Britaninë e Madhe.

Shpërndaje
Share.

Komento