- Reklamë -spot_img
6.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetA do të lejohet protestë më 6 dhjetor? Ja përgjigjia epike e...

A do të lejohet protestë më 6 dhjetor? Ja përgjigjia epike e Ramës

- Reklamë -spot_img

Të martën e ardhshme (6 dhjetor) do të zhvillohet samiti BE-Bllkani Perëndimor, por njëkohësisht opozita ka thirrur protestë. Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave deklaroi se Tirana do të kthehet në një qytet të blinduar. Rama justifikon mos lejimin e protestës duke thënë se masat e sigurisë nuk vendosen nga Shqipëria por nga institucionet e tjera ndërkombëtare, dhe theksoi se për asnjë moment nuk do të negociohen.

“Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, janë të vendosura nga vetë Këshilli Europian, që kudo ka akvitete ka masa standarde, forcat tona punojnë me organizatorët e samitit që janë në fakt në KE prej shumë kohësh për masat e sigurisë. Ndaj nuk janë cështje opinionesh janë masa të rrepta, aq më tepër kur këtu do vijnë liderë të BE, ku pa diskutim për ta ka masa ekstreme sigurie. Këtu nuk ka palë që tërhiqen apo jo, ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e vendit. S’ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të vijnë të gjithë lideret e BE, dhe në mbështetje të asaj linje që e sheh Shqipërinë si një faktor kyç në rajon. Këto historitë e 1912 që vijojnë e tirren, nuk i shmangim dot, por nuk e marrin dot as Shqipërinë e aq më pak këtë samit. Këtu hyjnë në fushë siguria e samitit dhe garantimi i masave për të gjithë liderët. Nuk shoh lidhje me Mujin dhe Halilin,” -u shpreh Rama.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj