Që në fillimet e karrierës së saj, Arbana Osmani ka prezantuar emisione shoqëruar me logon e Top Channel. Ashtu sikurse çdo vit para se të nisë spektakli i madh “Big Brother”, edhe këtë vit po aludohet se nuk do të jetë Arbana ajo që do të drejtojë këtë shoë televiziv.
Deri më tani, Arbana ka zgjedhur të mos prononcohet, por mesa duket lajmet e shumta dhe titujt bombastikë për largimin e saj nga Top Channel e kanë bërë që të reagojë dhe të sqarojë publikun për këto lajme.
Përmes Instagramit, ajo është shprehur se shumë shpejt do të rikthehet në ekran, ndërkohë që po punon për biznesin e saj më të ri. Duket se ajo do të rikthet sërish në Top, aty ku u rrit për vite të tëra profesionalisht.
“Për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, natyrisht që përveç se te “Bana’s” shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar nje pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida”, ka shkruar Arbana.