Skip to content
Aktualitet

Aksidenti tragjik/ Kush është studiuesi që humbi jetën mbrëmjen e djeshme (Video)

· 2 min lexim

Zhvillime të reja vijnë nga aksidenti tragjik i mbrëmjes së djeshme, ku një kamion dhe një mjet tip “Benz” u përplasën në aksin Lezhë-Shkodër.

Nga ky aksident i rëndë mbetën të plagosur tre persona, ndërsa për njërin prej tyre u punua dy orë prej policisë për të nxjerrë trupin pasi ndodhej në mjetin që ishte futur poshtë kamionit.

Pas nxjerrjes së trupit u konstatua se ishte i pajetë. Bëhet fjalë për 55 vjeçarin Eduard Grishaj.

Mësohet se Grishaj ishte edhe studiues dhe ka pasur një kontribut në demonstratat antikomuniste të 2 prillit.

Policia njoftoi se drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrëfikëse për bërë të mundur nxjerrjen e tij. Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe punoi për zbardhjen e plot të shkaqeve.

Gjithashtu, për ngjarjen ka reaguar edhe ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku, e cila në një postim në Facebook shkruan:

“Ngushëllime familjes Grishaj për ndarjen nga jeta, në mënyrë tragjike të familjarit model!

Studiuesi Eduard Grishaj ishte një qytetar i nderuar shkodran, një intelektual, që nuk do harrohet kurrë për kontributin e tij në demonstratën antikomuniste të 2 prillit e në pasurimin e memories kulturore të qytetit. Lavdi e mirënjohje!”