Skip to content
Të Gjitha

Vrau gruan/ Flet gardisti: “Më tradhtonte, më vjen keq për vajzën”

· 1 min lexim

Është zbardhur dëshmia e gardistit, Alket Arapaj i cili vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçare mëngjesin e sotëm në Tiranë me armën e shërbimit.

44 vjeçari është shprehur se e vrau guan pasi ajo e tradhtonte.

“Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohët e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”– mësohet të jetë shpehur Arapaj.

Arapaj njihej për sjellje të mirë dhe predikues i fesë islame.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat në banesën e çiftit.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.