Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja tragjike në Fier. Vrasja e 28 vjeçares nga bashkëshorti dyshohet të ketë ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes.
Këta të fundit kanë telefonuar ambulanca, duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi. Kur ambulanca ka mbërritur ka gjetur gruan 28 vjeçare Irvana Medinaj të shtrirë në tokë me plagë dhe të pajetë. Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kanë njoftuar policinë e Fierit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe mjeti i krimit të përdorur nga autori 29 vjeçar, Demokrat Medianj. Thika është lënë ne vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet e policisë, u zbulua se autori i krimit është nipi i biznesmenit të njohur si “Ben Qimja”.
Kush është “Ben Qimja”?
Biznesmeni fierak Arben Isufaj i njohur edhe si “Ben Qimja”, ka një të kaluar kriminale në shtetin italian dhe është dënuar nga Gjykata e Torinos për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Ai u arrestua për t’u ekstraduar në Itali në mars 2014, por kërkesa e autoriteteve italiane u hodh poshtë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.
Me një vendim të Gjykatës së Tiranës, më 11 mars ai u la në masën e sigurisë “arrest në burg”. Kjo masë u kundërshtua nga Isufaj në Apel, i cili vendosi që kjo masë të ishte me afat 30-ditor. Në një kohë që afati përfundonte më 9 prill, dy ditë me herët Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest në burg” pa afat për biznesmenin.