Pas arrestimit të inspektorit që u akuzua nga një nënë për ngacmimin seksual të së bijës 15-vjeçare, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkoi sot në Malësinë e Madhe.
Denoncimi në fakt është bërë në internet dhe duket se të gjithë janë tani në kërkim të një denoncimi zyrtar.
“Polici është arrestuar që mbrëmë. Nuk është e vërtetë që ka pasur denoncim në polici. Policia tani po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja është: kush është denoncuesi? Shumë shpejt do t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje”- tha Lleshaj.