Aktori shqiptar i serialit “Show”, Giannis Apergis , ka rrëfyer jetën e vështirë që ka kaluar në Greqi. Gjatë një interviste ai ka treguar se është përballuar me racizëm dhe ngacmime për shkak se ishte shqiptar.
Apergis, ka thënë se problemi ka filluar që kur, ka shkuar në Greqi, si fillim pronarët i kanë thënë që kishin një shtëpi në dispozicion, por më pas kur kanë marrë vesh se ishin shqiptar i kanë refuzuar dhe si pasojë iu është dashur të flinin jashtë në stola për një javë.
“ Unë vij nga Gjirokastra, jam shqiptar. Kam ardhur në Greqi në qershor të viti 1995, isha 5 vjeç. Në fillim ata na thanë “ne kemi një shtëpi” dhe kur ne u thamë se jemi nga Shqipëria ata na thanë fatkeqësisht ne e dhamë atë. Për një javë jetuam në stola në Mets,”-ka thënë ai.
Ndërsa, në problemet në shkollë, ai ka thënë se studentet e tjerë, urinonin në çantën e tij, sepse ai ishte shqiptar. Gjithashtu, ka shtuar se nëna e tij nuk mund ta ndihmonte, sepse asnjëherë nuk respektohej e drejta. Sipas tij, gjithmonë thuhej se shqiptarët kishin faj.
“Në shkollën fillore ata urinuan në çantën time. Unë nuk e prekja atë. Nëna ime ishte e frikësuar, sepse kur ajo të shkonte në shkollë do të vinin nënat e tjera. Mësuesi do t’i merrte dhe thoshte është faj i shqiptari. Ata thoshin merreni Giannis sepse një ditë ai do të përfundojë në burg. Kjo është gjithçka që kujtoj,”-ka treguar ai.