Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas vdekjes së gazetarit, Unioni i drejton qeverisë kërkesën e veçantë

18:58 15/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Pas humbjes së betejës me Covid-19 të gazetarit Arben Kosturi, 53 vjeç, ka reaguar Unioni i Gazetarëve.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, është kërkuar vaksinimi i të gjithë gazetarëve si një ndër grupet më të rrezikuara nga virusi.

Kujtojmë se deri më tani në planin qeveritar të vaksinimit janë përfshirë vetëm të moshuarit, mësuesit dhe mjekët.

Njoftimi i plotë:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Lamumirë kolegu ynë i dashur Arben Kosturi!
A nuk mjaftojnë kaq humbje jetësh të gazetarëve që vaksinimi të përfshijë dhe reporterët e terenit?!
Tiranë me 15.03.2021
Pas një beteje dy javore me COVID-19, ka humbur sot jetën, gazetari i njohur korçar, udhëheqësi i organizatës Disutni Albania, anëtari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Arben Kosturi. Në moshën 53 vjeçare ai la pas pesë fëmijë të shkëlqyer, dy djem dhe tri goca si dhe zonjën e vet Mimozën.
Arben Kosturi për më shumë se dy dekada udhëhoqi nismat dhe drejtoi disa emisione radiotelevizive në gjuhën rome. Ai ka një kontribut të shquar për kauzat e komunitetit rom dhe egjyptian në Shqipëri. Arben Kosturi shquhej si një ndër aktivistët më të spikatur në veprimtaritë e organizatave rajonale dhe ndërkombëtare për të drejtat e romëve. Në Shqipëri ai zhvilloi një cikël veprimtarish dhe udhëhoqi shumë nisma për përmirësime të këtyre të drejtave dhe atyre ligjore. Por puna dhe përkushtimi i tij i paharruar, lidhet me ndihmesën njerëzore që shpërndau në dhjetra dhe qindra shtëpi dhe shkolla të komuniteteve rome dhe egjyptiane në Korçë, Pogradec dhe në vise të tjera të vendit. Arben Kosturi ishte ndër themeluesit e degës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për qarkun e Korçës dhe po punonte për krijimin e degës së UGSH për gazetarët romë dhe egjyptianë në Shqipëri.
Pesë ditë më parë në një bisedë telefonike me kreun e UGSH-së Aleksandër Çipa ndërsa përballej me vështirësi në frymëmarrje, por me optimizmin e tij të veçantë, ndante me kolegët e zyrës qendrore gadishmërinë për më shumë aktivitet dhe përkushtim ndaj gazetarëve romë.
Të nderuar kolegë!
Ndarja nga jeta e kolegut tonë Kosturi, shumëfishon dhimbjet e shkaktuara nga humbjet e mëparshme të jetëve të kolegëve të njohur: Lek Plani, Zenepe Luka, Prend Shota, Nuri Dragoi, Arben Çeli, Koço Devole si dhe pronari i Fax Neës, Kasem Hysenbelliu. Pas këtij rasti, duhet të pohojmë se tashmë përfshihemi ndër komunitetet profesionale më të prekura prej virusit pandemik.
Gjejmë rastin që për këtë arsye, vaksinimi dhe kujdesi shëndetësor për gazetarët dhe operatorët në teren, duhet të jenë një prioritet i institucioneve të shëndetit publik..
Unioni u Gazetarëve Shqiptarë u shpreh familjarëve të kolegut të paharruar Arben Kosturi ngushëllime të thella. Ne miqtë e kolegët e tij kemi besim se vajzat e tij: Marinela dhe Enxhi si dhe krejt familja, do ta vazhdojnë pamëdyshje punën dhe kontributin e At-it të tyre, duke e çuar atë më tej në shërbim dhe rritje të dinjitetit të komunitetit të nderuar rom.
UGSH në këtë përcjellje i shpreh kolegut tonë të dashur mirënjohjen dhe falenderimin për punën, kontributin dhe vlerat e veçanta njerëzore e qytetare si dhe profesionale që mbarti gjatë gjithë jetës!
Lamtumirë kolegu ynë i dashur! Lamtumirë Arben i shtrenjtë! Ti do të jesh përherë mes nesh, me qeshjen dhe gazin tënd prej optimisti të përhershëm!
Ngushëllime familjes Kosturi!
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

 

Etiketa: Pas vdekjes së gazetaritUnioni i drejton qeverisë kërkesën e veçantë

Të lidhura

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër
Aktualitet

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

Temperaturat e larta të verës kanë rritur rrezikun e zjarreve në monumentet e kulturës dhe objektet e trashëgimisë në Gjirokastër,...

08:45 07/07/2025
Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE

Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e...

08:30 07/07/2025
Para

“Pasiguria e Ramës ndihet në ajër”, Lubonja flet për tensionet mes militantëve të PS dhe PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Përmbytjet në Teksas, numri i viktimave rritet në 82, dhjetëra të zhdukur

Përmbytjet në Teksas, numri i viktimave rritet në 82, dhjetëra të zhdukur

09:00 07/07/2025
Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

08:45 07/07/2025
Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE

Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE

08:30 07/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:15 07/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.