Tik-tok është bërë një aplikacion mjaft i përhapur dhe sfidat e VIP-ave në të shpesh bëhen lajm dhe sensacion. Por sfidave të famshme që bëhen aty nuk u ka rezistuar dot as kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ajo ka vendosur të bëjë një sfidë në aplikacionin Tik-Tok së bashku me blogerin e njohur, Olti Curri. Të dy imtiojnë lëvizjet e një turku që është bërë mjaft i famshëm në rrjetet sociale, Osmani.
Ka qenë Olti Curri ai që e ka publikuar videon në profilin e tij ndërsa krah saj shkruan:
“Osmon Style me qetësi dhe dashuri. Monika Kryemadhi.”
Kujtojmë që pak ditë më parë, kryetarja e LSI ishte në Elbasan duke gatuar ballokume me një zonjë nga qyteti. Ajo që ra më shumë në sy dhe mori një vëmendje të madhe ishte fakti se Kryemadhi futi në furrë 12 ballokume e nxorri vetëm 6. Kjo mospërputhje shifrash qarkulloi pafund në rrjet, madje u bë edhe meme.
Ndërkohë ditën e sotme kryetarja e LSI ka qenë në një takim me të rinj që punojnë në call-center ku ka thënë se partia që ajo përfaqësn ka programin “Mëso, Fito” që do t’lejojë të rinjve të punojnë gjatë studimeve ën mënyrë që të fitojnë të ardhura e të zbulojnë se çfarë duan të bëjnë.