Gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ku janë shënuar 565 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.444 mostra.
Dy raste të vdekjes janë regjistruar në Prizren (64, 64 vjeç) dhe nga një në Dragash (86 vjeç), Prishtinë (72 vjeç), Suharekë (78 vjeç) dhe Vushtrri (67 vjeç).
Rastet e reja pozitive janë nga komunat: Prishtinë 231 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 35 raste, Gjakovë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjilan 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Vushtrri 20 raste, Kamenicë 18 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 12 raste, Viti 10 raste, Prizren 9 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 8 raste, Skenderaj 8 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit dhe Shtërpcë.
Numri total i rasteve pozitive është 77.253 raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.702 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 304 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.885.
Kujtojmë se numri I infektimeve dhe vdekjeve gjatë ditëve të fundit ka qenë në rritje duke arritur kështu në shifra rekord. Dje u rregjistruan 8 të vdekur dhe 578 raste të reja.