Së fundmi është vënë re një pakënaqësi në rritje ndaj kryeministrit Edi Rama. Sot për Ditë Vere, Rama ka qenë në Elbasan i shoqëruar nga një grup deputetësh socialistë të zonës.
Gjatë kohës që kalonte në sheshin në hyrje të Portës së Kalasë është përballur me thirrjet “Rama ik” të disa simpatizantë të PD. Ata kanë thirrur “Rama ik”, për minuta të tëra ndërkohë që mes tyre dhe mbështetësve të PS që shoqëronin Ramën ka pasur edhe përplasje verbale, por fatmirësisht pa incidente.
Një rast i ngajshëm u vu re edhe dje. Në një vizitë në shkollën “4 Dëshmorët”, në kuadër të nisjes së vaksinimit të mësuesve, fjala e Ramës u ndërpre sërish nga dhjetra qytetarë që thërrisnin “Rama ik”.
Ndërkohë, në fund të deklaratës nuk ka munguar dhe një “përgjigje” e Ramës për këto thirrje, ku teksa largohej drejt makinës ai ka ngritur dy gishtat, që siç dihet është simbol i Partisë Demokratike.
Mesa duket reagimet kundër kryeministrit janë forcuar edhe më shumë në prag zgjedhjesh dhe në kohë pandemie.
Kujtojmë se sa i përket pandemisë dhe menaxhimit nga ana e qeverisë, lihet shumë për të dëshiruar. Qartazi qeveria zgjodhi ekonominë para shëndetit, duke lënë në mëshirë të fatit qindra qytetarë të infektuar pa asnjë rimbursim të recetave për ilaçet anti-covid. Gjithashtu duke lënë në fuqi të njëjtat masa të pandryshuara edhe pse në vend u shënuan rekord vdekjesh dhe u vu re prania e mutacionit të rrezikshëm britanik.