Mesa duket Britania është duke i shpallur luftë të hapur Rusisë dhe Kinës dhe këtë e ka shprehur vet Ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Uilliamson.
“Britania duhet të forcojë kapacitetet e saj dhe të jetë gati për të përdorur ‘fuqi të rëndë’ kundër Rusisë dhe Kinës”, ka thënë Uilliamson, deklaratë e cila ka ndezur realisht gjakrat.
Më shumë Moska me Pekinin janë shqetësuar sepse Londra është duke u përgatitur për të vendosur anijet luftarake më të mëdha në ujërat e kontestuar të Paqësorit, gjë e cila mund të thotë në mënyrë të tërthortë kërcënim për luftë.
Mirëpo mesa duket Londra nuk është duke e bërë gjithë këtë hap pa pasur baza. Uilliamson ka akuzua Moskën se është duke rigjallëruar arsenalin ushtarak të saj për të rivendosur nën orbitë ish-shtetet sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina.
Shefi i mbrojtjes i Britanisë së Madhe sulmoi gjithashtu Pekinin, duke paralajmëruar audiencën se Kina po “zhvillon aftësitë e saj moderne dhe fuqinë tregtare”.
“Duhet të jemi të gatshëm për të treguar sjelljen më agresive të mundshme, të gatshëm për të forcuar elasticitetin tonë”, theksoi Uilliamson.